Kosova me të bronztë në botërorin e karatesë për universitete në Japoni

Sporti

Kosova me të bronztë në botërorin e karatesë për universitete në Japoni

Më: 22 korrik 2018 Në ora: 18:39
Komiteti Olimpik i Kosovës

Alvin Karaqi ka fituar medaljen e bronztë në kampionatin botëror të karatesë për universitete, të mbajtur në Kobe të Japonisë.

Karaqi fitoi të bronztën përmes repesazhit, në kategorinë -84 kilogramë, njofton Komiteti Olimpik i Kosovës.

Karateisti tjetër, Elhami Shabani, pësoi humbje në luftën për medaljen e bronztë përmes repesazhit.

Me karateistët ishte edhe sekretari i Federatës së Karatesë së Kosovës, Nazi Gashi, që ishte në cilësinë e trajnerit.

Kosova u përfaqësua nga Federata e Sportit Universitar të Kosovës, e cila është anëtare e plotë e Federatës Ndërkombëtare të Sporteve Universitare (FISU).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat