Gjakova mikpritëse e Kampionatit Mbarëkombëtar!

Sporti

Gjakova mikpritëse e Kampionatit Mbarëkombëtar!

Më: 11 shtator 2018 Në ora: 11:28
Gjakova mikpritëse e Kampionatit Mbarëkombëtar!

Federata e Bodybuildingut dhe Fitnesit organizon Kampionatin Mbarëkombëtar i cili mbahet në Gjakovë.  “Kjo garë sivjet pritet të jetë më masovikja e viteve te fundit shkaku se festojmë 40-të vjetorin nga viti 1978 kur është organizuar Kampionati i parë i Kosovës. Kampionati mbahet në Pallatin e Kulturës Asim Vokshi të Qytetit në Gjakovë, të shtunën me datë 15.09. në orën 17:00.
Mirëpresim ekipet e mediave tuaja që ta mbulojnë këtë aktivitet, nga i cili do të mësohen emrat e atyre që do ta përfaqësojnë Kosovën në kampionatet e ardhshme të nivelit botëror të organizuara nga IFBB”, bëhet e ditur nga Sabri Dragusha, sekretar i përgjithshëm i FBBFK-së.

 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat