Kosova në Gjermani

Sporti

Kosova në Gjermani

Më: 13 shtator 2018 Në ora: 11:55
Kosova në Gjermani

Kombëtarja e Kosovës në karate do ta marr pjesë në “Karate1 Premier League - Berlin 2018”, në Gjermani, që do të mbahet nga data 13-16 shtator. Në ekspeditën te udhëhequr nga sekretari i përgjithshëm Nazmi Gashi kanë udhëtuar Gresa Zhitia, - 55 kg, Adelina Rama në – 61 kg, Fortesa Orana +68 kg, Herolind Nishevci + 84 kg, Elhami Shabani – 76 kg, Alvin Karaqi – 84 kg dhe Orges Arifi -60 kg, si dhe përzgjedhësi Isak Curri, po ashtu drejtësinë në ketë garë do te ndajnë gjyqtarët me licencë botërore Ardian Muhadri dhe Besart Vitia.

Kjo gare është e rëndësishme për te gjithë garues sepse do te grumbullohen pikë për ranglistën botërore dhe Olimpiadën qe do te mbahet ne 2020 në Tokio te Japonisë, bëhet e ditur nga FKK-ja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat