Nishevci i pesti, Karaqi i shtati në Premier Ligë

Sporti

Nishevci i pesti, Karaqi i shtati në Premier Ligë

Më: 17 shtator 2018 Në ora: 15:43
Nishevci i pesti, Karaqi i shtati në Premier Ligën

Herolind Nishevci ka zënë vendin e pestë në Karate 1 Premier Ligën Berlin 2018.
Karateisti ynë humbi luftën për medaljen e bronztë nga kroati Angjelo Kvesic, kategoria +84 kilogramë.
Deri tek vendi i pestë, Herolindit iu desht të mposhtë katër kundërshtarë. Ai kaloi me sukses tre kundërshtarët e parë: Nicola Kaboush (Jordani), Martin Nestorovski (Maqedoni), Raoul Santarelli (Itali), kurse u mund në çerekfinale nga Sajad Ganjzadeh (Iran). Në repesazh mposhti Yaparsan Yapanoglu (Turqi).
Nishevci fitoi pikët e para Olimpike për Lojërat Olimpike Tokyo 2020. Sukses të madh shënoi edhe Alvin Karaqi, që mposhti tre kundërshtarë: Berat Jakupin (Maqedoni), Zvonimir Zivkoviq (Kroaci), Turgut Hasanov (Azerbajxhan), ndërsa u mposht në çerekfinale nga Ryutaro Araga (Japoni). Karaqi zuri vendin e shtatë në kategorinë -84 kg.
Pikë Olimpike fituan edhe Orges Arifi (-60 kg) dhe Fortesa Orana (+68 kg), që fituan nga një luftë, kurse Elhami Shabani, Gresa Zhitia dhe Adelina Rama, nuk arritën të kalojnë kundërshtarët e parë.
Premier Liga Berlin 2018 ishte gara e parë për pikë Olimpike për karateistët tanë, të cilët i pret një rrugë e gjatë në dy vitet e ardhshme, bëhet e ditur nga KOK.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat