Palestra e sporteve të Kaçanikut gati vitin e ardhshëm

Sporti

Palestra e sporteve të Kaçanikut gati vitin e ardhshëm

Më: 19 shtator 2018 Në ora: 15:12
Kujtim Gashi, ka vizituar komunën e Kaçanikut, ku ka inspektuar punimet në Palestrën e Sportit.

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka vizituar komunën e Kaçanikut, ku ka inspektuar punimet në Palestrën e Sportit.

Ministri Gashi tha se vizita e tij në këtë komunë është për të inspektuar punimet në palestrën sportive në Kaçanik

 Gashi: Palestra do të jetë gati në fillim të vitit 2019

“Një investim i MKRS, një projekt i lënë keqësisht anash në të kaluarën dhe tani kemi më një fazë krejt tjetër, një dinamikë e punimeve dhe qëllimi i vizitës është inspektimi nga afër i punimeve dhe për të kërkuar nga operatori ekonomik e cila po realizoj punimet në këtë objekt që të i intensifikoj punimet në mënyrë që këtë palestër sportive ta kemi të gatshëm në fillim të vitit 2019 në mënyrë që të rinjve të Kaçanikut, sportistëve dhe sportdashës të ua dorëzojmë këtë objekt gjigand sportiv të cilin investon MKRS. Bashkë me kryetarin dhe kompaninë u pajtuam që të kemi një shtim të intensitetit edhe në këtë pjesë të fundit të vitit aktual, MKRS do t’i rri karshi edhe me mjete financiare këtij projekti në mënyrë që ta përmbyllim në një afat rekord sepse Kaçanikut i mungon një palestër e tillë dhe sportdashësit mund ta shfrytëzojnë për shumë lloje të sportit”, tha Gashi.

Kryetari i Komunës së Kaçanikut, Besim Ilazi falënderoi ministrin për vizitën e tij në komunën e Kaçanikut dhe për t’i mbikëqyr punimet në palestër nga afër.

 Ilazi: Për fat të keq kemi mbetur mbrapa me punimet

“Qëllimi i vizitës ka qenë inspektimi i punimeve të sallës sportive të kësaj komune, sic e dini një projekt i filluar mjaft herët dhe nuk ka arrit të përfundohet një projekt i harruar dhe falënderoj ministrin për kujdesin e tij që nga fillimi e deri me tani pikërisht qëllimi i vizitës se ministrit ka qenë shtimi i dinamikës së kësaj punë. Kohët e fundit kemi një dinamik të kësaj kompanie dhe shpresojmë që me mbikëqyrjen që do të ketë nga niveli qendror dhe shqetësimet që do të ngriten shpresojmë që deri në fund të vitit së paku të përafrohet pjesa dërrmuese e kësaj pune për të na mbetur më pas pak punë për në pranverë”, tha Ilazi.

Komunës së Kaçanikut i ka munguar për shumë vite një objekt i tillë pasi që sportistët tanë nuk kanë pasur mundësi deri me tani në asnjë hapësi rë të zhvillojnë aktivitetet sportive.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat