Mbahet turneu ndërkombëtar Kupa e artë “Tetova 2018”

Sporti

Mbahet turneu ndërkombëtar Kupa e artë “Tetova 2018”

Më: 20 shtator 2018 Në ora: 15:37
Mbahet turneu ndërkombëtar Kupa e artë “Tetova 2018”

Në organizim të klubit të karatesë Shkëndija të dielën do të mbahet edicioni i dytë me radhë turneu ndërkombëtarë i karatesë Kupa e Artë “ Tetova 2018” ku do të marrin pjesë karateistë nga i gjithë rajoni. Në këtë turnir ndërkombëtarë krahas kreut më të lartë të federatve në Maqedoni, Shqipëri dhe Kosovë të pranishëm do të jenë edhe seleksionuesit e reprezentacioneve përkatëse. Edhe pse nuk ka asnjë përkrahje nga institucionet promotori i këtij eventi ndërkombëtar Besnik Murati për Klan Maqedoni, deklaroi kësaj radhe do të jetë edhe më masovik në krahasim nga edicioni i kaluar “Këtë është shumë interesante numri do të jetë sigurisht më masovik, nga Shqipëria, Kosova, Bullgaria dhe shtetet tjera por do të jetë prezentë karateisti më cilësorë i deri tanishëm edhe Enver Idrizi dhe shumë emra tjerë si kryetari Federatës së karatesë së Kosovës, Ismet Krasniqi, kryetari i porsazgjedhur i Federatës Shqiptare të karatesë Luftarë Kurti dhe emra tjerë të rëndësishëm për karatenë dhe dashamir të karatesë” deklaroi Besnik Murati organizator i turneut Kupa e Artë. Garat do të mbahen në disiplinat KATA dhe KUMITE për djem dhe vajza, ndërsa për më të mirët do të kete kupa medalje dhe mirënjohje. Turneu do të mbahet në sallën sportive të shkollës së mesme të mjekësisë në Tetovë, të dielën me fillim në orën 10:00.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat