Mbahet konfereca “Barazia Gjinore dhe Diversiteti” në javën Evropiane të Sportit

Sporti

Mbahet konfereca “Barazia Gjinore dhe Diversiteti” në javën Evropiane të Sportit

Më: 23 shtator 2018 Në ora: 12:35
Foto nga konferenca Java Evropiane e Sportit

(E plotësuar) - Në kuadër të Javës Evropianë të Sportit është mbajtur konferca për barazinë gjinore dhe diversitetin.

Në këtë konferecë panelistë kanë qenë: Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, Edi Gusia, kryeshefe ekzekutive e Agjencisë për Barazi Gjinore në kuadër të Zyrës së Kryeministrit, Shqipe Zogiani, anëtare e bordit ekzekutiv të Komitetit Olimpik të Kosovës dhe kryetare e komisionit “Femra dhe Sporti” të KOK-ut. Lumturie Muhadri, refere e licencuar nga UEFA,Xhemile shabani, drejtoreshë për Kulturë, Rini dhe Sport në komunën e Ferizajit.

Në këtë konferencë më shumë u fol rreth pjesmarrjes së gjinisë femrore në sporte, duke filluar nga panelistja Shqipe Zogjani e cila tregoi statistikat per dy gjinitë në aspektet sportive.

Në vitin 2017 kemi arritur që të marrin shënime nga 18 federata sportive, ku numri i të gjithë pjesëmarrësve në sport ka qene 16133, numri i femrës pjesëmarrës në sport ishte 3118, klubet për femra ishin 118, anëtarë të bordit nëpër Federata ka qenë 35, nëpër klube kane qenë 295, trajnere dhe refere 188 dhe të tjera si  administratë apo personel shëndetësore kanë qenë  134. Mendoj që sivjet kemi nxjerrë disa të dhëna pak më të mira. Numri I përgjithshëm i sportistëve në Kosovë, është 19758, numri i femrave pjesëmarrës 3592 klubet të femrave janë 141,  Anëtarë të bordit në  Federate janë 32, anëtare të bordit në klube janë  128, trajnere 99 dhe refere 60 dhe te tjera 19”, pohoi Zogjani.

Ndërkohë që ministri Kujtim Gashi, ishte i lumtur me rritjen e pjesëmarrjes së femrave në sport, duke cekur edhe disa prej medalistëve që sipas tij shumica e tyre janë femra.

Gashi: Më vjen mirë që ka një rritje të vazhdueshme të pjesëmarrjes së femrës në sport    

“Është një fat I mirë që në Kosovë kemi sportiste të dalluara,po e veçantë e kësaj është se femrat si Majlinda Kelmeni, Nora Gjakova, Distria, e kanë sjellë një imazh të ri për Kosovën në arenën ndërkombëtare dhe kjo natyrisht që neve si ministri dhe Qeveri e Kosovës por si dhe institucion në përgjithësi na bënë më të përgjegjshëm para gjinisë femërore, dhe gjithashtu është shume me rëndësi për të cekuar se pothuajse se të gjitha medaljet janë kryesisht nga gjinia femërore”, pohoi Gashi.

Ndërkohë drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport në komunën e Ferizajit Xhemile Shabani foli rreth përfshirjen e gjinisë femërore në sport në komunën e Ferizajit.

Shabani: Ferizaj ka një pjesëmarrëse të lartë të femrave në sport

“Diku nga 42 klube që i kemi si Komunë e Ferizajit dhe 5 shoqata duke mos I përshirë në këtë shifër edhe garat shkollore që i kemi dhe po ashtu I kemi diku 950 femra garuese në këto klube. Mund të ju jap pak detaje këto klube të cilat janë vetëm me femrat, ku janë gjithsej 4 klube të organizuara vetëm më femra, pohoi Shabani.

Lumturie Muhadri, refere e licencuar nga UEFA, ish-futbolliste, tha se futbolli për femrat në të kaluarën ka qenë shumë i vështirë pasi u shpreh se nuk kanë pasur mbështetje.

Muhadri: Ka qenë shumë e vështirë të merresh me sport në Kosovë

Të merresh me sport në vendin tonë është shumë e vështirë, ku dihet se nuk kemi pasur një përkrahje të mjaftueshme ne si femra, unë fillimisht kamë filluar si refere e futbollit ku dihet se në atë kohë në vitin 2000 nuk kishte klube të futbollit të femrave, për aryse se unë gjithmonë e kam dashur futbollin më shumë,mirëpo  arsyeja që unë jam kyçur në referim ka qenë që të jem sa më afër futbollit, shtoi Muhadri.

Ndërkohë që pas përfundimit të kësaj konference në planprogram është tema tjetër për gratë në Sport dhe Menaxhimi si lidere./KosovaPress/

Image

Për herë të parë në Kosovë po mbahet Java Evropiane e Sportit, e cila është një organizim sportiv që mbahet në javën e fundit të muajit shtator, nëpër vende të ndryshme të Bashkimit Evropian dhe i cili mbështetet edhe nga Komisioni Evropian.

Viti 2018 është hera e parë që Kosova organizon një ngjarje të këtillë sportive. Nga 23 deri 30 shtator organiztat e ndryshme sportive, si: Komiteti Olimpik i Kosovës, Komiteti Paraolimpik i Kosovës, Federata e Çiklizmit, Atletikës, Sportit Shkollor, Sporteve Universitare do të organizojnë aktivitete të ndryshme anekënd Kosovës, nën patronatin e Ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi.

Në hapjen e kësaj jave ministri Gashi deklaroi se Qeveria e Republikës së Kosovës dhe Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit vazhdimisht është duke punuar që të fuqizojë pozitën e gjinisë femrore në sport.

Gashi: Të gjithë të jemi të barabartë në sport

“Kam kënaqësinë që sot para jush të hap edhe zyrtarisht fillim e javës evropiane të  sportit e cila po mbahet për herë të parë në Kosovë dhe e cila po fillon me konferencën barazia gjinore dhe diversiteti. Jo rastësisht është menduar që java Evropiane e sportit të fillojë me këtë konferencë, të caktojmë qështjet e barazisë gjinore dhe diversiteti, duke ritheksuar kështu prioritet e Qeverisë së Repubilkës së Kosovës e në veçanti të MKRS-së për fuqizimin e pozitës së grave dhe vajzave në sport. Mbështetja e diversiteti dhe barazisë gjinore do të thotë ti trajtosh njerëzit pa dallim kombësi, besimi, gjinie, moshe, aftësie fizike dhe ti shohësh njerëzit si individ duke pranuar të veçantat e tyre dhe duke marrë në konsideratë të drejtat individuale dhe indentitetin e tyre” pohoi Gashi    

Ndërkohë që kryetari i Komitetit Olimpik të Kosovës Besim Hasani tha se vazhdimisht jemi duke punuar për të krijuar një ambient të tillë, për ti lehtësuar të gjithëve të marrin pjesë në procese sportive.

Video: Barazia gjinore është synimi i Kok-ut.

“Normalisht kjo konferenca e dytë është në linjë me planin strategjik të Komitetit Olimpik të Kosovës po ashtu me objektivat strategjika ku njëra qëndron lartë, barazia gjinore dhe diversiteti dhe normalisht ne ksaj I kushtojmë rendësi edhe në vijim deri sa të arrihet ajo e dëshirueshmja, ashtu sic na ka krijuar zoti 50-50, po ashtu të jemi të vlerësuar gjithmonë 50-50. Krijimi i një ambientit të tillë normalisht donë qasje multidicipliane don qasje nga të gjithë akterët që marrin vendime për barazin gjinore dhe diversiteti por sidoqoftë neve na mbetet sin ë krye të lëvizjës olimpike të Kosovës” pohoi Hasani

Menjëherë pas fjalimeve hyrëse filloi konferenca për barazinë gjinore dhe diversiteti, ku panelist ishin Shqipe Zogjani, Vjollca Krasniqi, Shqipe Bajqinca, Kujtim Gashi si dhe Lumturie Muhadri.

Ndër temat që do të diskutohen do te jetë edhe sfidat e trajnerëve gra në sport, gratë në Bordet Ekzekutive të klubeve, federatave dhe KOK-u, promovimi i grave dhe vajzave në mediat tradicionale dhe rrjete sociale, fuqizimi i vajzave dhe grave nëpërmjet sportit dhe ndërtimi i karrierës në fusha tjera.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat