Conor McGregor pezullohet për 1 muaj nga UFC

Sporti

Conor McGregor pezullohet për 1 muaj nga UFC

Më: 9 tetor 2018 Në ora: 15:11
Conor McGregor dhe Khabib Nurmagomedov

Conor McGregor është goditur me një pezullim njëmujor për arsye mjekësore pas “dajakut” që mori nga Khabib Nurmagomedov në UFC 229.

Irlandezi është mposhtu me submission në raundin e katërt të ndeshjes për titullin e peshës së lehtë gjatë orëve të para të mëngjesit të së dielës.

Një raport zyrtar i shpallur nga organizata shkruan: “Conor McGregor: Pezullohet deri më 6/11/18, asnjë kontakt deri më 28/10/18.”

McGregor mori disa grushte të rënda në fytyrë gjatë raundit të dytë të ndeshjes. Ai u ringjall në raundin e tretë, përpara se të dorëzohej një raund më pas.

Pezullime të tilla janë diçka  e njohur tashmë në UFC, këto masa merren për të siguruar sa më shumë shëndetin e luftëtarëve.

Gjithsesi pezullimi mund të shtohet nëse Komisioni Atletik i Nevadës e shpall fajtor në sherrin e madh që ndodhi pas ndeshjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat