KP Prishtina kampion i Kosovës

Sporti

KP Prishtina kampion i Kosovës

Më: 22 tetor 2018 Në ora: 12:16
KP Prishtina kampion i Kosovës

Në Sallën e pingpongut të Pallatit të rinisë dhe sporit në Prishtinë, u zhvilluan ndeshjet e javës së tretë të superligës së meshkujve dhe 3 xhirot e superligës së femrave.

Në superligën e femrave siç është pritur duel shumë interesant u zhvilluan ndërmjet Prishtinës dhe Dritës, që përfundoj në të mirë të vashave nga Prishtina me rezultat të ngushtë 3:2, të cilat u shpallën Kampione të Kosovës për vitin 2018. Po ashtu u zhvilluan edhe ndeshjet e superligës së meshkujve. Derbi i javës ishte ndeshja ndërmjet Ahmet Hoxhes dhe Elting Dardanisë, e cila përfundoj me 2:4. Ndërsa derbi tjetër ndërmjet Prishtinës dhe Lidhjes së Prizrenit përfundoj me 0:4, e me këtë Prizrenasit e siguruan vendin e parë në superligën e Kosovës, që njëherit nënkupton edhe titullin e kampionit për vitin 2018. 

Me 28 tetornë Prishtinë do të zhvillohen xhirot e fundit në superligën e Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat