Kombëtarja e Kosovës garon në Kampionatin Botëror

Sporti

Kombëtarja e Kosovës garon në Kampionatin Botëror

Më: 6 nëntor 2018 Në ora: 11:16
Kombëtarja e Kosovës garon në Kampionatin Botëror

Kombëtarja e Kosovës në karate prej 6-11 nëntor do të garojë në kampionatin botëror, që mbahet në Madrid të Spanjës. 13 karateistë do të kërkojnë suksesin, shumica e të cilëve do të luftojnë për normën Olimpike Tokyo 2020.

Alvin Karaqi (-84 kg), Herolind Nishevci (+84 kg), Vlerona Shala (kata), Adelina Rama (-61 kg), Diellza Dragusha (-68 kg), Fortesa Orana (+68 kg), Argjend Berjani (kata), Orges Arifi (-60 kg), Ylli Cenaj (-67 kg), Elhami Shabani (-75 kg) do të garojnë në individuale dhe kata, ndërsa në kumite garojnë: Dragusha, Orana, Rama, Zhitia tek femrat dhe Arifi, Cenaj, Karaqi, Nishevci, Pakashtica, Rashiti, Shabani tek meshkujt.
“Përfaqësuesja e Kosovës do te përfaqësohet me 13 garues, prej tyre 2 në kata (luftë me kundërshtar te imagjinuar) dhe 11 në kumite (luftëra), në individuale dhe ekipore. Kurse drejtësinë nga Federata e Karatesë e Kosovës do te ndajnë edhe dy gjyqtarë me licencë botërorë”, është thënë në njoftimin e Federatës së Karatesë së Kosovës. Ekspedita e karatesë është vendosur sot në Madrid.
Komiteti Olimpik i Kosovës iu uron suksese garuesve tanë, për të cilët botërori i Madridit është gara më e rëndësishme këtë vit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat