Palestra më e madhe në Kosovë, vazhdon të mbetet...

Sporti

Palestra më e madhe në Kosovë, vazhdon të mbetet...

Nga: Kemajl Goca Më: 16 nëntor 2018 Në ora: 11:12
Palestra më e madhe në Kosovë, vazhdon të mbetet...

Palestra më e madhe në Kosovë, që zë mbi 6 mijë shikues, që nga koha kur u dogj, pra në vitet e pasluftës, as që është rinovuar. Kjo është palestra në Qendrën e Rinisë dhe të Sportit në Prishtinë. “Kjo është palestra e madhe e Pallatit te Rinisë dhe e Sporteve në Prishtinë. E deri me tani vetëm fjalë ka patur për ta rregulluar dhe dalin e bëjnë foto politikanët se do ta rregullojnë.

Image

Por te kishim patur një Qeverisje Lokale dhe Qeverisje Qendrore që i dojnë të mirën Sportit Shqiptar në Kosovë, tash këtu do të luhej basketbolli dhe Prishtina ndeshjet e Europa Cup do ti zhvillonte këtu dhe do të kishim pas përkrahje edhe më të madhe nga arena ndërkombëtare në basketboll. Por nuk ka interesim për rini e sport e kjo palestër është shikimi me i qartë që tregon neglizhencën e udhëheqësisë politike për sportin e rinisë”, shkruan Besart Reçica, dashamirë i sportit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat