Naim Muja takim frytdhënës me përfaqësuesit amerikan

Sporti

Naim Muja takim frytdhënës me përfaqësuesit amerikan

Më: 16 nëntor 2018 Në ora: 14:34
Naim Muja takim frytdhënës me përfaqësuesit amerikan

Presidenti i Federatës se Mundjes se Kosovës , Naim Muja dhe sekretari gjeneral i FMK-s, Genc Fazlija sot janë takuar me Kim Heidemann dhe Tyler Tomprins të Organizatës “Alliance Global Solutions” nga Lowa e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Tema bisedimi ishin organizimi i kampit të përbashkët përgatitor në Prishtinë në muajin qershor 2019 në mes të Federatës së Mundjes dhe AAU-Wrestling Lowa. Gjithashtu AAU-Wrestling Lowa do të marrë pjesë në turneun “Mentaz Allajbegu” që do të mbahet pas përfundimit të Kampit. Federata e Mundjes së Kosovës ka ndërtuar raporte të mira me AAU-Wrestling nga Lowa, pasi në muajin gusht të këtij viti FMK ka marrë pjesë në Lojërat Olimpike për te rinj në këtë vend. AAU-Wrestling nga Lowa do e ndihmoj FMK-n me dy tapete të mundjes dhe në organizimin e seminareve për trajner të mundjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat