Deponia e Strugës pret zgjidhje

Struga

Deponia e Strugës pret zgjidhje

Më: 19 gusht 2017 Në ora: 20:02
Deponia e Strugës

‘Sipas vendimit të Qeverisë, në moment është në vijim procedura për furnizime publike për angazhim të kompanisë që do t’a zgjidhë çështjen e deponisë së Strugës. Do të bëhet shtypja e mbeturinave, gjegjësisht përpunimi i saj dhe më pas do të bëhet transporti i mbeturinave në lokacione tjera’, tha zëdhënësi i Qeverisë së RM-së, Mile Boshnjakovski.

Qeveria do të bëjë angazhimin e kompanisë private e cila do të merret me shtypjen, gjegjësisht përpunimin e mbeturinave të deponisë së Strugës. Këtë për Alsat M e deklaroi zëdhënësi i Qeverisë pasi që struganët dhanë një afat dhjetë ditor për zgjidhjen e këtij problemi, gjë të cilën Qeveria dhe komuna e premtuan para thuajse një muaje. Ata thanë se do të blehen dy kontejnerë shtypëse dhe kamionë me të cilët e gjitha mbeturina e Strugës do të transportohej ne deponinë Drislla të Shkupit.

Por, fillimi i punimeve për përpunimin e mbeturinave ekzistuese në deponinë e Strugës hap nevojën për gjetjen e një lokacioni ku do të transportohen ato mbeturina, vend që ishte paraparë të jetë në komunën e Debarcës, gjë të cilën banorët e kësaj komune nuk e pranojnë dhe nga udhëheqësia e kësaj komune thanë se së shpejti kalon afati prej 15 ditësh që i kanë dhënë Ministrit për mjedis jetësor, Sadull duraku, pë tërheqjen e vendimit për ndërtim të një deponie rajonal në komunën e Debarcës.

Në nivel vjetor ky rajon gjeneron 51.000 tonë mbeturina, përderisa sipas analizave deri në vitin 2046 ajo sasi do të mbërijë 61.000 tonë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat