Nuk ka zgjidhje për problemin me deponinë

Struga

Nuk ka zgjidhje për problemin me deponinë

Më: 24 gusht 2017 Në ora: 19:02
Deponia

Në vend që të zgjidhet, problemi me deponinë e Strugës edhe më shumë thellohet.

Edhe këto ditë sasi të mëdha të mbeturinave grumbullohen në lokacionin ekzistues. Nuk ka asgjë nga paralajmërimet se mbeturinat e Strugës do të barten në deponinë e Shkupit, Drislla.

Struganët kërkojnë që t’u vihet fund manipulimeve.

 Rrjedhja e gjërave nuk premton se diçka seriozes po ndodhë. Jo vetëm se struganët janë të shqetësuar por edhe unë si shkupjan që 25 vjet jam këtu dhe kam banesën time- thotë një qytetar.

Kryetari i Strugës, Mustafa Zabzun, sot nuk ishte i kapshëm për komente për atë se kur do të fillojnë aktivitetet në terren dhe nëse struganët mund të shpresojnë për një zgjidhje të shpejtë. Jozyrtarisht, Alsat mëson se për tranpsport deri në deponinë Drislla do të duheshin rreth 140,000 euro. Pas lëshimit të vendimit të Komisionit për furnizime publike, kompania do të del në teren dhe do të fillojë me aktivitetet – thonë për Alsat M nga qeveria.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat