Thaçi: Tërhoqëm kandidatin me qëllim që Struga përsëri të udhëhiqet nga shqiptarët

Struga

Thaçi: Tërhoqëm kandidatin me qëllim që Struga përsëri të udhëhiqet nga shqiptarët

Më: 11 tetor 2017 Në ora: 10:00
Menduh Thaçi

Partia Demokratike Shqiptare (PDSH) sonte qëndroi në Strugë në tubimin e saj të radhës në kuadër të fushatës për zgjedhjet lokale të 15 tetorit. Me këtë rast, kryetari i partisë Menduh Thaçi tha se PDSH ka tërhequr kandidatin e saj nga gara për këtë qytet, me qëllim që Struga edhe katër vitet e ardhshme të udhëhiqet nga shqiptar.

Me këtë rast Thaçi tha se nuk do të prononcohen në mbështetje të asnjërit prej kandidatëve shqiptarë, por u bëri apel votuesve të PDSH-së që, siç tha ai, të rrijnë larg pazareve të pista të mundshme që ndokush mund t’i bëjë në emër të PDSH-së. “Ne e kemi tërheq kandidaturën vetëm të mos bëhemi bashkëpërgjegjës me gladiatorët komik se cili i pari do të ulet në karrigen e korrupsionit, karrigen e dallavereve, karrigen e krimit, e kështu me radhë. Andaj edhe po them publikisht, ju që jeni PDSH, gjithkush që në emër të PDSH-së do t’ju thotë një qëndrim, ju gënjen”, deklaroi Thaçi. 

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat