S’ka shpresa për sllavo-maqedonët në Strugë, komuna i mbetet shqiptarëve

Struga

S’ka shpresa për sllavo-maqedonët në Strugë, komuna i mbetet shqiptarëve

Më: 16 tetor 2017 Në ora: 06:08
Ziadin Sela

Deri më tani në Strugë janë numëruar rreth 70 për qind e kutive të votimit, ndërsa  mësohet se me shumë shanse vendimi se cili do të jetë kreu i komunës do të mësohet në raundin e dytë pasi as Sela dhe as Merko nuk kanë marrë votat e duhura për të fituar garën.

Ajo që vihet re ka të bëjë me faktin se sllavët e ndarë në të dyja partitë LSDM dhe VMRO kanë rreth 30 për qind të votave duke bërë një numër të madh votuesish, të cilët mund të vendosin edhe se cili shqiptar do të jetë kryetar komune.

Ndërkohë, votat e PDSH dhe Besës janë rreth 15 për qind në total.

Mbetet për t’u pare se cila do të jetë marrëveshja mes partive për të mësuar nëse do të ketë garë në raundin e dytë apo rezultati do të vendoset në tavolinë.

Lajm i mirë është se në raundin e dytë duket se do të kalojnë dy shqiptarë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat