Mbyllet marrëveshja BDI dhe LSDM për Strugën, të enjten Zaev do kërkojë mbështetje për Merkon

Struga

Mbyllet marrëveshja BDI dhe LSDM për Strugën, të enjten Zaev do kërkojë mbështetje për Merkon

Më: 21 tetor 2017 Në ora: 11:50
Zoran Zaev dhe Ramiz Merko

Mbrëmë kanë përfunduar me sukses bisedimet për koalicionin mes BDI-së dhe LSDM-së për kreun e komunës së Strugës dhe nga sot strukturat partiake të LSDM-së në qytetin e Strugës do të jenë në mbështetje të kandidatit të BDI-së për qytetin e Strugës, Ramiz Merko.

Ndërkohë që mësohet se ditën e enjte në qytetin e Strugës të qëndrojë kryeministri Zoran Zaev dhe në një tubim para qytetarëve të kërkojë mbështetje nga struganët për Ramiz Merkon.

Me këtë bashkëpunim, ky koalicion do të jetë fitues i sigurtë në rrethin e dytë në komunën e Strugës duke lënë prapa koalicionin e bërë ditë më parë mes ASH dhe Lëvizjes Besa.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat