“Nuk më lë të qetë, më ndjek ngado”, flet studenti i denoncuar për përndjekje: Ne do …

Struga

“Nuk më lë të qetë, më ndjek ngado”, flet studenti i denoncuar për përndjekje: Ne do …

Më: 10 nëntor 2017 Në ora: 19:17
Ilustrim

“Nuk më lë të qetë”. Ky ka qenë denoncimi i studentes B. Kilja ndaj ish-të dashurit të saj, që çoi në vetë- dorëzimin e tij në Polici. 20- vjeçarja studionte bashkë me Leonard Licën në Universitetit “Internacional” në Strugë të Maqedonisë. Në denoncimin e saj, para policisë vajza është shprehur se 23-vjeçari, përveçse e përndiqte, edhe e ka dhunuar. Denoncimi është bërë më 30 tetor nga studentja, ndërsa një javë më pas i riu ësh të vetëdorëzuar.

“Nuk më lë të qetë. Më ndjek ngado lëviz në rrugët e qytetit të Strugës. Po ashtu më telefonon në çdo kohë, edhe në orët e vona të natës. Dy ditë më parë më doli përpara dhe më goditi me grushte”, janë fjalët e B. Kiljës para oficerëve të Policisë Gjyqësore.

Denoncimi është bërë ndërkohë që Lica ndodhej në Maqedoni, në universitetin ku studion për ekspert kriminalistike. Sapo është kthyer në banesën e tij në Bulqizë, të afërmit e kanë vënë në dijeni se një javë më parë, efektivë të Policisë Bulqizë kanë qenë në shtëpinë e tyre dhe e kanë kërkuar atë, shkruan ‘Panorama’.

“Të ka denoncuar një vajzë dibrane në polici”, i kanë thënë prindërit djalit të tyre. Pas kësaj, 23-vjeçari u vetëdorëzua në komisarit. “Leonard Lica, 23 vjeç, banues në Bulqizë, i dënuar më parë për vjedhje, është arrestuar nga Policia e Bulqizës. Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi më datë 30.10.2017 në Komisariatin e Policisë Dibër, është paraqitur dhe ka bërë kallëzim shtetasja B.K., 20 vjeçe, banuese në Dibër, e cila ka deklaruar se është përndjekur në periudha të ndryshme kohore, nga shtetasi L. Lica”, bëhet e ditur nga ana e Policisë.

Ndërkohë, zyrtarë të Komisariatit Bulqizë saktësuan se Lica ka deklaruar se me vajzën ishin studentë në Strugë dhe kishin nisur prej kohësh një lidhje dashurie, madje ata ishin në prag të fejesës. “Kam dy vjet që jam njohur në Strugë me vajzën nëfjalë. I kam shprehur ndjenjat e mija dhe ajo ka pranuar të shoqërohet me mua. Nuk është e vërtetë se e kam ndjekur nga pas dhe as e kam kërcënuar. Unë i kam kërkuar lidhje serioze kësaj vajze. Kur u ktheva në vendlindje, mësova se më kishte denoncuar në Polici. Sapo e mësova këtë gjë, u paraqita në Komisariatin e Bulqizës.

Jam i gatshëm të hetohem. Unë prisja një përgjigje për t’u fejuar me Bleonën dhe jo për të më futur në burg. Shpresoj që gjërat të sqarohen dhe të kthehem në universitet”, është shprehur studenti. Pavarësisht kësaj deklarate, Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat