ASH dhe BESA përballë Merkos në Strugë

Struga

ASH dhe BESA përballë Merkos në Strugë

Më: 11 nëntor 2017 Në ora: 00:58
ilustrim

Tetë këshilltarët e ASH-së dhe dy të Besës do të funksionojnë në Strugë si një bllok përballë këshilltarëve të BDI, LSDM dhe VMRO dhe kryetarit të komunës, Ramiz Merko.

Tashmë në këtë drejtim është realizuar edhe një takim i përbashkët ndërmjet 10 këshilltarëve takim i cili ka marr mbështetjen edhe nga lidershipi i dy partive respektive.

Kësto burime saktësojnë se për momentin ata janë marr vesh të koordinohen dhe me gjasë në mbledhjen e parë konstitutive të Këshillit do të kenë një qëndrim në unison përballë Kryetarit të Komunës Ramiz Merko.Këshilli komunal i Strugës numëron 27 këshilltar nga të cilat 8 i ka ASH,7 LSDM-ja,6 BDI-ja,4 VMRO dhe 2 Besa numra të cilat lënë të hapur shumë opsione se cila parti apo koalicion do të marri postin e Kryetarit të Këshillit.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat