Struga dhe Ohri, përplot turistë për festat e fundvitit

Struga

Struga dhe Ohri, përplot turistë për festat e fundvitit

Më: 30 dhjetor 2017 Në ora: 20:27
Në Strugë edhe sivjet nuk do të ketë pritje të organizuar të Vitit të Ri në vend të hapur

Mysafirët nga rajoni i mbushën Ohrin dhe Strugën për Vitin e Ri. Akomodimi hotelier dhe privat është përplot, ndërsa pjesa më e madhe e kapaciteteve janë shitur që para dy muajve. Mysafirëve në të shumtën e rasteve u ofrohen aranzhime dy dhe treditëshe. Në Strugë më të shumtë janë mysafirët nga Shqipëria, por kanë prenotuar edhe mysafirë edhe nga shtetet e tjera të rajonit.

“Mysafirët janë kryesisht nga fqinjësia jonë. Kryesisht nga Bullgaria. Në hotelin tonë do të kemi mysafirë nga Italia të cilët vijnë për të katërtin vit me radhë, por edhe nga Serbia e Mali i Zi. Ofrohen ekskursione për mysafirët varësisht nga koha, që të ndjehen mirë edhe në atë pjesë dhe ta shohin Ohrin, ta shohin nga aspekti dimëror”, tha Pero Kutanoski, menaxher hoteli në Ohër.

“Më së shumti mysafirë kemi nga rajoni. Kjo ka të bëjë me organizimin e mirë dhe promovimin e mirë që u bëhet këtyre hapësirave”, u shpreh Oleg Malenko, pronar i agjencisë turistike.

Në Strugë edhe sivjet nuk do të ketë pritje të organizuar të Vitit të Ri në vend të hapur, për dallim nga Ohri ku më 31 dhjetor do të ketë aheng në sheshin e qytetit. Pas këtij kremtimi, vijojnë ditë të manifestimeve tjera të ndryshme që do të zgjasin deri më 20 janar.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat