Incident në Strugë, dy të plagosur

Struga

Incident në Strugë, dy të plagosur

Më: 30 dhjetor 2017 Në ora: 22:47
Ilustrim

Dy të rinj janë sulmuar me thikë në qytetin e Strugës .Ngjarja ka ndodhur mbrëmë në një objekt hotelerik në afërsi të Tregut të Gjelbërtë të qytetit.

Sipas policisë ngjarja ka ndodhur mbrëmë rreth orës 00.40 ku pas një fjalosje 33 vjeçari i ka shkaktuar lëndim me thikë 17 vjeçarit te pjesa e dorës ndërsa 23 vjeçarit në pjesën e stomakut që të gjithë nga Struga.Të dy të lënduarit janë dërguar për trajtim në Spitalin e Strugës ku ndaj 23 vjeçarit është kryer edhe intervenim kirurgjik.Nga aty sipas policisë djali është jashtë rrezikut për jetën.Nga policia po hetojnë rastin.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat