Merko akuzon Selën për keqpërdorime në Strugë

Struga

Merko akuzon Selën për keqpërdorime në Strugë

Më: 18 shkurt 2018 Në ora: 15:55
Ramiz Merko- Ziadin Sela

Ndërmarrja “Proaqua” ka shpenzuar mbi 400 000 euro naftë, mbi 120 000 euro për shpenzime interneti, shpenzime për mirëmbajte makinash mbi 250000 euro dhe rreth 100 000 euro shpenzime për telefona zyrtar!. Ky reagim ka pasuar nga shërbimi për informim i kryetarit të komunës së Strugës, Ramiz Merko drejtuar mediave.

Sipas këtij reagimi, kjo ndërmarrje ka pasur keqpërdorimi shumë të mëdha me dëmtim të jasht zakonshëm të buxhetit të ndërmarjes.

“Gjithçka që ka ndodhur ka dëmtuar punonjësit e kësaj ndërmarje të cilët janë dëmtuar me rreth 9 paga mujore të pa paguara.Kjo është qeverisja e Zeadin Selës dhe tarafët e tij, popullata shqiptare le të shoh figurën e vërtet se si ka keqpërdorur parat e qytetarëve të Strugës dhe të cilët qytetar i ka detyruar të shpërngulen drejt migrimit për jetë më të mirë”, thuhet në reagim duke shtuar se qeverisja e re do ti thotë stop këtyre keqpërdorimeve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat