Maqedonia dhe Shqipëria me marrëveshje të re për Liqenin e Ohrit

Struga

Maqedonia dhe Shqipëria me marrëveshje të re për Liqenin e Ohrit

Më: 15 maj 2018 Në ora: 22:18
Ohri

Pritet që Maqedonia dhe Shqipëria së shpejti të arrijnë marrëveshje të re, me të cilën në të ardhmen do të rregullohet kuota e nivelit të Liqenit të Ohrit dhe derdhja e ujit përmes Drinit të Zi në Strugë.

Vetëm në këtë mënyrë, marrëveshja gjashtë dekadëshe e vjetër që u miratua në vitin 1957 në kohën e Jugosllavisë së Titos dhe Shqipërisë së Enver Hoxhës, do të hyjë në histori.

“Për 50 vjet janë ndryshuar edhe kushtet ekonomike, sociale dhe mjedisore në rajon dhe është normale që ne duhet t’i përshtatim ato me kohën e re”, deklaroi Dejan Panovski, koordinator kombëtar për basenin e Drinit.

“E dimë se të dyja palët ndonjëherë fajësojnë njëri-tjetrin për përdorimin e ujit dhe prandaj kemi nevojë për marrëveshje. ELEM-i me kompaninë Elektroenergjitike të Shqipërisë kishte takime fillestare. Ky është një shans për t’u ringjallur ai Komitet dypalësh dhe t’i shqyrtojmë të gjithë problemet që ekzistojnë në këtë moment”, tha Jani Makraduli, zëvendësministër i Mjedisit Jetësor.

Marrëveshja e ardhshme duhet gjithashtu ta rregullojë çështjen e përcaktimit të kuotave minimale dhe maksimale të Liqenit të Ohrit, por edhe t’u jepet fund problemeve që dalin me rregullimin e nivelit të tij. Për këtë pritet të ndihmojë edhe plani për menaxhimin e pellgut të liqenit, që është në fazën fillestare të ndërtimit, për të cilin u debatua në Ohër. Javëve të fundit, Liqeni i Ohrit ka shënuar nivel më të lartë të ujit për disa centimetra më shumë nga e lejuara.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat