Strugë, masa kundër aksidenteve në liqen

Struga

Strugë, masa kundër aksidenteve në liqen

Më: 26 maj 2018 Në ora: 15:49
Ilustrim

Këtë verë në plazhet e Strugës është ndaluar përdorimi i varkave me pedale, që janë shkak për numrin më të madh të mbytjeve në ujërat e liqenit të Ohrit çdo sezon turistik. Ndalesa e dhënies me qira të varkave me pedale mund ti përfshijë edhe skuterët. Megjithatë vendim të prerë aktualisht ka vetëm për varkat.

“Jo vetëm për varkat me pedale, por duhet të ndalohen edhe mjetet motorike në liqenin e Ohrit, sepse njerëzit nuk dinë t’i ngasin. Kur ty hyjnë me skuter, mendojnë se janë në aeroplan. Ata nuk shikojnë se para dhe pas tyre ka fëmijë të vegjël që lahen, të cilët mësohen të lahen dhe prandaj ndodhin këto pasoja”,deklaroi Ilija Pejoski, këshilltar nga Partia Socialiste.

Hotelierët thonë se janë të nevojshme masa të tjera më serioze, sepse shumë familje sigurojnë jetesë pikërisht duke dhënë me qira varkat me pedale.

Struganët dhe turistët tani presin të shohin nëse masa do të zbatohet deri në fund dhe nëse përfundimisht do të kontribuojë në reduktimin e aksidenteve në sezonin veror./

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat