Qyteti i Strugës do të jetë nikoqir i sipërmarrësve social nga rajoni Jugperëndimor

Struga

Qyteti i Strugës do të jetë nikoqir i sipërmarrësve social nga rajoni Jugperëndimor

Më: 30 maj 2018 Në ora: 13:50
Strugë

Qyteti i Strugës në ditën e ardhshme do të jetë nikoqir i sipërmarrësve social nga rajoni Jugperëndimor, çka do të jetë pjesë e programit edukativ “Zhvilli i bizneseve sociale të qëndrueshëm” çka do të mbahet në hotelin Drin.

Progrmi, qëllimi i së cilës është forcimi i kapaciteteve të ndërmarjeve sociale ekzistuese nga ky rajon i vendit, në të njëjtën kohë do të sjell edhe dobi çka i ka ekonomia sociale si sektor e cila zhvillon aktivitete të rëndësishme për të gjithë shoqërinë.

Punëtoria është në kuadër të projektit “Ndërmarrjet sociale-urë në mes ndërmarrjeve sociale dhe bizneseve tradicionale (SE-Bridge)”, e financuar nga Bashkimi Evropian në kuadër të programit për bashkëpunim ndërkufitar në mes Maqedonisë dhe Shqipërisë, ndërsa në zbatimin e Qendrës për zhvillim të sipërmarrësve dhe menaxherëve CEED Maqedoni dhe Asociacionit për hulumtim, komunikim dhe zhvillim publik. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat