Një person nga Struga ka thyer kazinonë dhe është kërcënuar me bombë

Struga

Një person nga Struga ka thyer kazinonë dhe është kërcënuar me bombë

Më: 20 tetor 2018 Në ora: 21:03
Foto ilustrim

Një 45-vjeçar me inicialet P.K nga fshati Veleshtë dje është arrestuar në Strugë, pasi që, siç deklarojnë nga MPB, ka hyrë në kazino dhe është kërcënuar duke kërkuar para, me çka ka filluar t’i shkatërroj aparatet dhe derën e hyrjes.

“Ai vazhdoi që të kërcënohet dhe drejtë zyrtarëve policor, të cilët erdhën shumë shpejt në vendin e ngjarjes. Pastaj ka filluar të hedh mjetet të forta me çka ka dëmtuar pasqyrën e veturës së policisë. Në një moment, P.K. e ka futur dorën në çantën që ka pasur dhe iu është kërcënuar zyrtarëve policor se do ta aktivizoj bombën. Ai shpejtë arriti të mundet dhe privuar nga liria”, njoftojnë nga MPB.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat