30 vjetori i themelimit të Teatrit “DODONA”

Teatri

30 vjetori i themelimit të Teatrit “DODONA”

Nga: Donika Hoti Më: 11 nëntor 2016 Në ora: 14:26
Donika Hoti

Sot festohet 30 vjetori i themelimit të Teatrit të kryeqytetit të Kosovës, “Teatrit të Prishtinës”, i cili ka një rëndësi të veçantë për të rinjtë e kryeqytetit dhe për vetë trashëgiminë kulturore dhe atë artistike në qytetin e vjetër të Prishtinës.

 Historia e këtij teatri tregon se si është themeluar ky institucion artistiko-kulturor - Teatri Dodona apo si është njohur me themelimin e tij me emrin “Teatri i të Rinjve, Fëmijiëve dhe i Kukallave” është themeluar me 12 nëntor të vitit 1986, kjo inciativë kishte ardhur me mbështetjen e vendimit të “Bashkësisë Punuese të Kuvendit Komunal të Prishtinës”. Mirëpo, të dhënat faktike të kryeqytetit të Prishtinës, tregon se meritat më të mëdha për themelimin e këtij institucioni i takojnë dy personaliteteve që kanë dhënë kontribut të jashtëzakonshëm për artin në Kosovë, Drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit znj.Rabije Bajramit dhe regjistorit të Radio Televizionit të Prishtines z.Ismajl Ymerit.

Një vit pas celulave të themelimit të “Teatrit DODONA” me 16 maj të vitit 1987, drejtoresha e Kulturës Rinisë dhe Sportit znj.Bajramit dhe regjisori z.Ymeri kishin arritur ta shfaqin primerën e parë me shfaqjen “Pylli është i të gjithëve” dhe kjo primerë e shfaqjes ishte realizuar me regjin e regjisorit Borislav Mërkshiqit dhe me tektsin e Shaip Grabovcit dhe me reprizën 102 të kësaj primiere kishte arritur ta themelonin dhe ta vënë në funksion “Teatrin DODONA”. Ndërsa, meritat më të veçanta për emërtimin e këtij institucionit i ka sërish z.Ymeri, i cili e kishte propozuar ta emëronte “Teatrin e të Rinjve dhe Fëmijve dhe i Kukallave” me emrin “DODONA”, me emrin e një vajzë ilire që kishte prejardhje pellazge që skulptura e saj ishte e bërë duke qëndruar në këmbë mbi gërmadhat e faltores. Njëherit ky institucion kishte operuar me lokacion në “Pallatin e Rinisë”, në ish-Boro-Ramizin deri në vitin 1990, kur kishte filluar të ndërtohet objekti ku gjendet aktualisht.

Ky institucion kulturor-artistik deri në vititn 1992 nuk e kishte të zgjidhur çështjen e lokacionit dhe që nga ajo kohë përveç Teatrit të Kukallave kishte filluar të punonte edhe skena alternative për të rritur. Mirëpo, të dhënat faktike tregojnë se në vitin 1994 në “Teatrin DODONA” në mënyrë të dhunshme futën masat e dhunshme serbe dhe ky teatër shndërrohet në bastion të fjalës shqipe. Nga kjo periudhe janë shfaqur gjithsej 400 primiera dhe programe të ndryshme në të dy skena. Për ruajtën e këtij institucioni artistik-kulutor një kontribut të jashtëzakonshëm ka dhënë edhe “Ansambli i Këngëve dhe Valleve “SHOTA” në udhëdheqjen e Dilaver Kryeziut dhe kontributi tjetër për ruajten e këtij institucioni vie nga ndërmarrja private për film, teatër dhe dizajn “FTD”, me pronar Faruk Begollin. Pjesë e këtyre aktiviteteve artistike dhe kulturore ishin programe të tilla si “Festivali i Teatrove Amatore të Republikës së Kosovës”etj.

Gjatë fushëveprimtarisë “Teatri DODONA” ka qenë pjesëmarrës në shumë festivale kombëtare dhe ndërkombëtare. Nga themelimi deri më tani suksesin me të madhe e ka arritur shfaqja “Qeni që nuk dinte të lehë” në regjin e aktorës sonë Melihate Qenës, nga të Festivalet gjithëkombëtar i teatrove dhe kukullave i kishte përfituar 6 shpërblime. Tre çmime ishin dedikuar për aktorët më të mirë dhe për kompozitorët më të mirë të festivalit, ndërsa çmimin më special për arritje në lëminë e teatrit si dhe çmimin “Miq të festivalit”.

Shfaqjet e “Teatrit Dodona” kanë marrur pjesë në disa festivale anë e kënd botës dhe ka pasur edhe rezultate. Shfaqjet e “Teatrit Dodona” janë shfaqur edhe në “Festivalin Evropian i Teatrove të Kukallave”, i cili mbahet çdo vit në qytetin e Pogradecit, në “Festivalin i Kajron”, në “Festivalin i Lluganos”, “Ditët e Teatrit të Kukallave” në Mistellbah të Austrisë. Pas përfundimit të luftës, njëri ndër aktivitetet e para që janë mbajtuar kuadër të “Teatrit Dodona” është “Festivali për Fëmijë dhe të Rinj”, me shfaqje “Liri nuk do të të dëshpëroj” i cili është mbajtur me 13-23 shtator të vitit 1999.

Ndërsa, që nga vitit 2001 “Teatri Dodona” organizon në mënyrë tradicionale edhe “Festivalin Teatroreve të Kukallave”, ku marrin pjesë edhe trupat më të njohur të rajonit. Që nga themelimi i këtij institucioni deri më tani janë shfaqur rreth 33 primera në skenën e “Teatrit DODONA” dhe mbi pesëdhjetë premiera në skenën alternative. Vetëm shfaqjet te“Teatrit të Kukallave” i kanë shikuar deri më sot mbi 400 mijë shikues.

Aktualisht ky institucion artistik dhe kulturor është në mbikqyrjen e Kuvendit Komunal të Prishtinës. Sipas nenit 2 të statutit të Teatrit të Qytetit të Prishtinës, e nxjerrur si akt juridik nga Kuvendi Komunal i Prishtinës, qartësohet se: Për realizimin e të drejtave dhe përgjegjësive që i takojnë, Teatrit Qendror të Prishtinës “Dodona”, e njejta vepron në pajtim me dispozitat e Ligjit për teatrin. Ndërsa, me nenin 3 të këtij statusi thuhet se me Vendim të Kuvendit Komunal të Prishtinës, nr.110-28 -01 të datës 12 nëntor 1986 themelohet ky institucion.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat