Nisin punimet për renovimin e Teatrit “Dodona”

Teatri

Nisin punimet për renovimin e Teatrit “Dodona”

Më: 19 korrik 2017 Në ora: 17:08
Teatri “Dodona”

Kryetari i komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti dhe drejtori i Kulturës Besart Vllahinja, vëzhguan sot fillimin e punimeve për renovimin e Teatrit “Dodona”, i cili do t’i kushtojë komunës së Prishtinës rreth 60 mijë euro.

Ahmeti me këtë rast tha se shumë shpejt do të shpallet edhe konkursi për drejtorin e këtij teatri, i cili ka rëndësi të veçantë për Komunën e Prishtinës, si teatër për fëmijë dhe si alternativë e Teatrit Kombëtar.

“Me këtë dëshirojmë që të hapim një etapë të re, me emërimin e bordit të ri drejtues, e shumë shpejt do ta kemi edhe konkursin për drejtor të këtij teatri. Ideja është që t’i shtojmë aktivitetet e “Dodonës” dhe të lidhim bashkëpunime edhe me teatro tjerë. Do të ndërtojmë një trupë rezidente të aktorëve, më të madhe se që ka qenë deri tash, me ç’rast presim rritje të prodhimit nga ky teatër”, tha Ahmeti.

Për më tepër ai tha se synohet që “Dodonës” t’i rikthehet nami, të cilin e ka pasur dikur.

Ndërsa, drejtori për Kulturë, Besart Vllahinja, tha se me këtë projekt, planifikohet të rinovohet pjesa tek porta hyrëse e “Dodonës”, skena, salla, pjesa e sanitarisë si dhe çatia. 

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat