Shfaqet performanca teatrore “Copë Copë”

Teatri

Shfaqet performanca teatrore “Copë Copë”

Më: 26 shtator 2017 Në ora: 07:09
Performanca teatrore “Copë Copë”

Shfaqja “Copë Copë”, e cila është dhënë premierë në vitin 2015-të, ndërsa do të rikthehet sërish në skenë pikërisht sot në Teatrin e Qytetit “Adriana Abdullahu” në komunën e Ferizajit.

Artistet dhe mbijetuesja e dhunës së bashku janë bashkuar për të ndarë me publikun copëza përjetimesh nga jetët e tyre. 

Interpretime të përbashkëta të artisteve dhe të mbijetuarës së dhunës në hapsirën e njëjtë do të riaktualizojnë forcën që këto të fundit kanë gjetur për t’u përballur me realitetin. 

Dramaturge e kësaj shfaqje është Blerta Zeqiri, ndërsa regjia është bërë nga Zana Hoxha - Krasniqi.

Aktoret të cilat do të interpretojnë janë: Melihate Qena, Anisa Ismajli, Donikë Ahmeti, Qendresa Kajtazi, Albina Kelmendi dhe Bashkime Sulejmani.

Performanca është produksion i Qendrës për Art dhe Komunitet – Artpolis, ndërsa është përkrahur nga CFD.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat