Mësimi në shtëpi/ Kjo kompani po bën miliona, duke ndihmuar nxënësit të kopjojnë

Teknologji

Mësimi në shtëpi/ Kjo kompani po bën miliona, duke ndihmuar nxënësit të kopjojnë

Më: 31 janar 2021 Në ora: 11:10
Chegging

Quhet “chegging” dhe të gjithë studentët e kolegjit në Amerikë e dinë se çfarë do të thotë.

“Nëse më mbaron koha në provim ose kam probleme me detyrat e shtëpisë, ose një kuis në internet, i drejtohem ‘chegging”, thotë Matt, një 19-vjeçar në Arizona State.

 Çdokush mund ta përdori faqen, me një pagesë mujore prej 14.95 dollarë në muaj, ndërsa çmimi i aksioneve të kompanisë është trefishuar gjatë pandemisë.

Atyre i duhen vetëm disa sekonda për të dhënë një përgjigje për probleme të ndryshme, me fjalë të tjera i ‘japin’ nxënësve kopje.

Chegg është i vendosur në Santa Clara, California, por zemra e funksionimit është në Indi, ku ka punësuar më shumë se 70 mijë ekspertë të matematikës, shkencës e teknologjisë dhe inxhinierë.

Ata punojnë si të pavarur dhe janë në internet 24/7 duke dhënë përgjigje për çdo përgjigje që i bëhet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat