Google dhe YouTube marrin masa për sigurinë e fëmijëve në internet

Teknologji

Google dhe YouTube marrin masa për sigurinë e fëmijëve në internet

Më: 12 gusht 2021 Në ora: 16:26
Foto ilustrim

Google po përpiqet të forcojë sigurinë e të miturve në internet, me masa në lidhje me të dhënat personale dhe përmbajtje potencialisht të papërshtatshme, njoftoi sot gjiganti i internetit, platforma e të cilit në YouTube është rregullisht në sytë e autoriteteve përgjegjëse për mbrojtjen e të miturve.

“Ndërsa të rinjtë kalojnë gjithnjë e më shumë kohë në internet, prindërit, mësuesit, ekspertët e privatësisë dhe sigurisë, si edhe krijuesit e politikave, me të drejtë kërkojnë mënyra për ta bërë shfletimin e internetit nga fëmijët dhe adoleshentët më të sigurt”, tha në një deklaratë Mindy Brooks, menaxhere e përgjithshme e departamentit “Fëmijët dhe Familjet” në Google.

“Ne jemi në kontakt të rregullt me ​​ta për t’i përshtatur vazhdimisht produktet dhe mjetet tona të kontrollit për audiencat e reja”, shtoi ajo.

Në YouTube, videot e ngarkuara nga adoleshentët e moshës 13 deri në 17 vjeç do të parazgjidhen në modalitetin “privat”.

Nëse opsioni nuk është i çaktivizuar, videot mund të shikohen vetëm nga përdoruesit e zgjedhur nga autori.

Këta të mitur ose prindërit e tyre tani do të jenë, gjithashtu, në gjendje të kërkojnë heqjen e imazheve të tyre nga rezultatet e kërkimit të imazheve të Google.

Çështja e heqjes së përmbajtjes problematike në përgjithësi, nga informacioni i rremë në imazhe komprometuese, me kërkesë të autoriteteve ose individëve, është një subjekt i përsëritur i proceseve gjyqësore për platformën.

Sërish përsa i përket të dhënave personale, historia e pozicioneve tani do të mbetet e çaktivizuar, pa mundësinë e aktivizimit të saj, për të gjithë të rinjtë nën moshën 18 vjeç, në mbarë botën.

Dhe për t’i mbrojtur ata nga përmbajtja “e pacensuruar dhe e papërshtatshme”, Google do të aktivizojë një filtër, “SafeSearch”, në motorin e kërkimit për të gjithë të miturit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat