Youtube njofton se ka hequr 1 milion video të rrezikshme rreth COVID-it

Teknologji

Youtube njofton se ka hequr 1 milion video të rrezikshme rreth COVID-it

Më: 26 gusht 2021 Në ora: 00:28
Youtube

YouTube bëri të mërkurën se që nga fillimi i pandemisë ka hequr më shumë se një milion video që përmbanin "dezinformacion të rrezikshëm mbi koronavirusin".

Deklarata nga platforma në pronësi të kompanisë Google vjen ndërsa platformat e medias sociale po kritikohen nga udhëheqës politikë se kanë dështuar të ndalin përhapjen e informacionit të rreme e të dëmshëm në lidhje me virusin e tema të tjera.

YouTube tha në një postim në blog se e ka mbështetur vendimin tek "qëndrimet për të cilat bien dakord ekspertët e organizatave shëndetësore", përfshirë Qendrat Amerikane për Kontrollin e Sëmundjeve si dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë, por vuri në dukje se në disa raste, "dezinformatat janë më pak të qarta të kuptohen", me daljen e fakteve të reja.

"Politikat tona përqendrohen në heqjen e çdo videoje që mund të çojë drejtpërdrejt në dëmtim të botës reale", shkruante shefi i platformës Neal Mohan.

"Që nga shkurti i vitit 2020, ne kemi hequr mbi një milion video me informacion të rrezikshëm mbi koronavirusin, sikurse ato të lidhura me kura të rreme ose pretendime se ai (COVID-19) eshtë një mashtrim", tha ai. "Në mes të një pandemie globale, të gjithë duhet të jenë të armatosur me informacionin më të mirë në dispozicion për të garantuar sigurinë tonë e të familjes".

YouTube tha se po punonte për të përshpejtuar procesin për heqjen e videove që përmbajnë dezinformacion.

YouTube njoftoi gjithashtu se që nga zgjedhjet e 3 nëntorit 2020 ka hequr me mijëra video që përcjellin dezinformacion mbi zgjedhjet dhe se tre të katërtat e tyre janë hequr përpara se të arrinin 100 shikime./VOA

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat