Ethereum pritet ta kalojë Bitcoinin

Teknologji

Ethereum pritet ta kalojë Bitcoinin

Më: 29 gusht 2021 Në ora: 16:26
Foto ilustrim

Çmimet e Bitcoin dhe kriptomonedhës janë tregtuar këtë javë pasi iu rritë çmimi ne vlerën më lart në fillim të gushtit – edhe pse bankierët parashikojnë një zhvendosje financiare “sizmike” drejt kriptos.

Çmimi i bitcoin nuk ka arritur të gjejë bazë mbi 50 mijë dollarë për bitcoin, duke rënë prapa në 45 mijë dollarë.

Kriptomonedha e dytë më e madhe sipas vlerës, ethereum, e cila ka tejkaluar bitcoin gjatë vitit të kaluar, gjithashtu ka luftuar-duke rënë prapa drejt 3 mijë dollarë për një ether këtë javë, raporton Forbes.

Me tregtarët dhe investitorët e kriptove që kërkojnë me ngulm drejtim, shefi ekzekutiv i grupit këshillues financiar deVere ka thënë se pret që ethereum të vazhdojë të tejkalojë bitcoin këtë vit dhe i ka dhënë një objektivë cardanos me një çmim prej 3 dollarësh në shtator, 16 përqind nga çmimi aktual.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat