Kina e rreptë me fëmijët, mund të përdorin video lojërat vetëm gjatë fundjavës dhe festave

Teknologji

Kina e rreptë me fëmijët, mund të përdorin video lojërat vetëm gjatë fundjavës dhe festave

Më: 30 gusht 2021 Në ora: 16:48
Foto ilustrim

Fansat e vegjël të video lojërave në Kinë do të mund të ‘ushtrojnë’ pasionin e tyre vetëm gjatë fundjavës dhe në ditët e festive.

Rregullatori kinez i video lojërave vendosi që çdo person nën moshën 18 vjeçe në vend të luajë vetëm për një orëve të premteve, gjatë fundjavës dhe pushimeve

Shtypi kombëtar dhe administrate publike tha se lojërat ‘online’ do të lejohen nga ora 8 deri në orën 9 të darkës.
Rregullatori paralajmëroi kompanitë që të mos lejojnë fëmijët të kenë akses jashtë orarit të përcaktuar.
Regullat e deritanishme lejonin fëmijët të luanin jo më shumë se 90 minuta në ditë. Koha e lejuar shkonte në tre orë gjatë festive.

Në muajin korrik, gjiganti teknologjik “Tencent” deklaroi se po ndermerr hapa serioz për të penguar fëmijët të luajnë nga ora 22:00 deri në orën 08:00. Por këto ndryshime sjellin frikën se fëmijët po përdorin sërish programet, por duke u shtirur si të rritur dhe duke përdorur identitetin e të rriturve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat