Nga ky mjet, hajdutët mund të vjedhin para edhe nga kartela juaj bankare

Teknologji

Nga ky mjet, hajdutët mund të vjedhin para edhe nga kartela juaj bankare

Më: 13 shtator 2021 Në ora: 13:30
Foto ilustrim

Hajdutët po përdorin një mjet të lirë për leximin e kodit të kartelës së juaj bankare, thotë një hetim.

Mjeti kushton 30 funte, i cili mundëson që përmes një çipi të vidhen paratë në bankomat, pasi ju ta keni përdorur atë, shkruan “DailyStar”

Gjithashtu, përmes këtij mjeti mund të vidhen edhe të dhënat personale, identiteti dhe adresa e banimit.

Pajisja mundëson që pasi ta keni përdorur bankomantin, hajduti mund të nxjerrë pas jush para nga kartela juaj, edhe pse ju e keni hequr atë nga bankomati – të gjithë këtë mund ta bëjnë pa pasur nevojë për kodin e kartelës suaj bankare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat