Studentët australianë prodhojnë merimangën-robot për hulumtimin e shpellave

Teknologji

Studentët australianë prodhojnë merimangën-robot për hulumtimin e shpellave

Më: 3 nëntor 2021 Në ora: 15:31
Foto ilustrim

Një Universitet në Adelaide të Australisë, ka prodhuar robotin që do të përdoret për skanim 3D të shpellave në Naracoorte.

Fjala është për robotin që ngjan me një merimangë, e detyra e tij do të jetë hulumtimi dhe të kryerja e skanimeve 3D të shpellave në parkun nacional që janë nën mbrojtjen e UNESCO-s.

Roboti është rezultat i punës së një grupi studentësh që në kuadër të projektit CaveX ka prezantuar 15 versione të ndryshme të robotit, dhe në fund vendosën për njërin.

Vendosën për robotin që i ka gjashtë këmbë, derisa dizajni me rrotë është hedhur poshtë për shkak të rrezikut të dëmtimit të shpellës.

Gjithashtu, është përzgjedhur dizajni që është i përshtatshëm për terrene jo të rrafshëta. E hulumtuesit shpresojnë që me skanimin 3D të shpellave do të vijnë deri të zbulimet e reja.

“Duam të analizojmë sipërfaqen e shpellës dhe të gjejmë hyrje të reja që do të na çonin deri te depozitat fosile”, tha studenti Craig Williams.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat