YouTube do të fsheh “dislike” në të gjitha video, dëshiron të ndihmojë kreatorët e rinj

Teknologji

YouTube do të fsheh “dislike” në të gjitha video, dëshiron të ndihmojë kreatorët e rinj

Më: 11 nëntor 2021 Në ora: 13:31
Foto ilustrim

Testimi i fshehjes së numrit të “dislike” në YouTube është kryer me sukses, kështu që ky ndryshim do të aplikohet në mbarë botën në këtë platformë.

Butoni për “dislike” akoma do të ekzistojë, por numri i klikimeve në të do të jetë privat, përkatësisht, do t’i sheh vetëm pronari i kanalit.

Megjithatë “dislike” akoma do të ndikojnë në rekomandime. YouTube ka konstatuar se disa persona duke u bazuar në numër të “like dhe dislike” kanë vendosur nëse do të shikojnë videon – duke vendosur kështu të fshehin këtë numër me qëllim që të ndihmohet komuniteti.

Kreatorët e rinj dhe të vegjël janë shpesh “cak” i fushatave të “dislike”, e gjatë periudhës testuese kjo është zvogëluar dukshëm.

Por a do të ketë dobi çdo përdorues nga kjo dhe nëse “negativët” do të gjejnë ndonjë mënyrë tjetër të keqpërdorimit – mbetet të shihet në të ardhmen. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat