Pas 30-vjetësh, Microsoft Office nuk do të ketë më të njëjtin emër

Teknologji

Pas 30-vjetësh, Microsoft Office nuk do të ketë më të njëjtin emër

Më: 14 tetor 2022 Në ora: 21:17
Microsoft Office

Paketa e aplikacioneve të Microsoft - Word, Excel, PowerPoint, Outlook, Teams, OneDrive - do të jenë pjesë e aplikacionit të riemërtuar, Microsoft 365, nga nëntori, tha kompania.

Për vite me radhë, aplikacionet e njohura përbënin Microsoft Office.

"Në muajt e ardhshëm, Office.com, aplikacioni celular Office dhe aplikacioni Office për Windows do të bëhen aplikacioni Microsoft 365, me një ikonë të re, një pamje të re dhe akoma me më shumë veçori," tha Microsoft rreth ndryshimit.

Office.com do të ndryshojë në nëntor, ndërsa aplikacionet Windows dhe celularë Office do të ndryshojnë në janar.

Disa nga veçoritë e reja që shfaqen me aplikacionin Microsoft 365 përfshijnë shabllone (templates) të reja të përmbajtjes, një feed të bazuar në projektet dhe bashkëpunëtorët tuaj në vazhdim, dhe mënyra të reja për të parë dhe aksesuar përmbajtjen tuaj.

Microsoft do të vazhdojë të ofrojë abonime në Office 365 dhe blerje të aplikacioneve individuale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat