“Nuk është vetëm SpaceX”, Pentagoni shqyrton ofertat pasi Musk tha se mund t’i përfundojë shërbimet në Ukrainë

Teknologji

“Nuk është vetëm SpaceX”, Pentagoni shqyrton ofertat pasi Musk tha se mund t’i përfundojë shërbimet në Ukrainë

Më: 15 tetor 2022 Në ora: 12:23
Foto ilustrim

CNN njoftoi dje se ka parë një letër në të cilën SpaceX, kompania e Elon Musk, i kërkon Pentagonit të marrë përsipër kostot e financimit të satelitëve shumë të rëndësishëm për komunikimin e trupave ukrainase.

Javën e kaluar, Musk njoftoi në Twitter se operacioni i kushtoi 80 milionë dollarë SpaceX dhe deri në fund të vitit shuma do të kalojë 100 milionë dollarë, raporton politico.

Pentagoni po shqyrton propozimin e Muskut dhe po kërkon një mënyrë për të mirëmbajtur satelitët SpaceX në Ukrainë, tha Departamenti Amerikan i Mbrojtjes.

Në njoftimin e departamentit të mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, thuhej se SHBA po bën gjithçka për të mbajtur satelitët që ndihmojnë ushtrinë ukrainase.

Zëdhënësja e Pentagonit, Sabrina Singh zbuloi se partneritetet me kompani të tjera po konsiderohen gjithashtu.

“Nuk është vetëm SpaceX, ka të tjerë me të cilët mund të punojmë kur bëhet fjalë për të ndihmuar Ukrainën dhe nevojat e saj në fushën e betejës”, pohoi ajo. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat