Musk do të reduktojë 75% të stafit të Twitter, punonjësit letër të hapur: Po kërkon të na intimidojë

Teknologji

Musk do të reduktojë 75% të stafit të Twitter, punonjësit letër të hapur: Po kërkon të na intimidojë

Më: 25 tetor 2022 Në ora: 20:28
Elon Musk

Punonjësit e Twitter kanë shkruar një letër të hapur me anë të së cilës kritikojnë planet e Elon Musk për të shkarkuar deri në tre të katërtat e fuqisë punëtore të kompanisë përpara afatit për blerjen e tij prej 44 miliardë dollarësh.

Në shënimin e ashpër të qarkulluar të hënën, punonjësit i quajtën pushimet nga puna “të pamatura” dhe një “akt transparent të frikësimit të punëtorëve”, më pak se një javë pasi Washington Post transmetoi dokumente të brendshme që në dukje shpalosnin “komplotin.”

Planet përkojnë me deklaratat e mëparshme nga Musk se kompania e mediave sociale është e “fryrë” dhe se fuqia punëtore e saj prej 7,500 individësh vuan nga një “paragjykim i fortë i krahut të majtë”.

Ndërkohë, Musk duhet të përfundojë blerjen deri të premten ose të përballet me rifillimin e një padie në një gjykatë në Delaware. Nëse rezulton përgjegjës për prishjen e transaksionit, CEO i Tesla-s mund të detyrohet të paguajë deri në 1 miliard dollarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat