Lansohet Netflixi me reklama, do të paguani më pak për abonim

Teknologji

Lansohet Netflixi me reklama, do të paguani më pak për abonim

Më: 3 nëntor 2022 Në ora: 22:48
Foto ilustrim

Netflixi me abonim më të lirë por me reklama është lansuar tashmë.

Pasi iu rezistoi reklamave në shërbimin e saj të transmetimit, kompania po lansoi Netlix Basic me reklama në Australi, Brazil, Kanada, Francë, Gjermani, Itali, Japoni, Kore, Meksikë, MB, SHBA dhe më 10 nëntor në Spanjë.

Abonimi në SHBA do të kushtojë 6.99 dollarë në muaj.

Në këtë abonim, “Basic with Ads”, do të shihni një “mesatare” prej katër deri në pesë reklama çdo orë, shkroi COO, Greg Peters në një postim në blog rreth abonimit në tetor.

Reklama do të zgjasin 15 ose 30 sekonda dhe do t’i shihni ato para dhe gjatë gjërave që shikoni, megjithëse nuk mund t’i kaloni ose t’i shtyni me shpejtësi. (Ju mund të pauzoni reklamat).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat