YouTube bllokon kanalin e Pornhub

Teknologji

YouTube bllokon kanalin e Pornhub

Më: 18 dhjetor 2022 Në ora: 10:45
Foto ilustrim

YouTube ka hequr kanalin e Pornhub për shkelje “të shumta” të udhëzimeve të komunitetit, siç u raportua fillimisht nga Variety. Sipas Google, llogaria e Pornhub ka shkelur politikën e linqeve të jashtme të YouTube, e cila i ndalon përdoruesit të lidhen me përmbajtje që nuk lejohet në platformë, siç është pornografia.

“Pas shqyrtimit, ne e mbyllëm kanalin Pornhub Official pas shkeljeve të shumta të Udhëzimeve tona në Komunitet,” tha zëdhënësi i YouTube, Jack Malon për The Verge. “Ne zbatojmë politikat tona në mënyrë të barabartë për të gjithë, dhe kanalet që shkelin në mënyrë të përsëritur ose i dedikohen përmbajtjeve të ndaluara”.

Kanali i Pornhub në YouTube, i cili kishte gati 900,000 abonentë përpara se të hiqej nga platforma e videove, postoi përmbajtje “të sigurt për punë” duke promovuar faqen dhe performuesit e saj.

Kompania aplikoi gjithashtu një kufizim moshe për videot e postuara në YouTube që kërkonte që shikuesit të ishin 18 vjeç ose më të vjetër, dhe “kategorikisht mohon” pretendimet se ajo postonte ose lidhej me përmbajtje për të rritur.

“Pornhub ruan besimin dhe masat më të mira të sigurisë në internet dhe kujdeset veçanërisht për të siguruar që të mos shkelë asnjë nga Udhëzimet e Komunitetit të YouTube,” i tha The Verge një zëdhënës i Pornhub, i cili kërkoi të mbetet anonim për arsye sigurie që lidhen me “doksimin”.

Lajmi për largimin e Pornhub nga YouTube vjen disa muaj pasi Instagram ndaloi përgjithmonë llogarinë e Pornhub, duke përmendur shkelje të rregullave në lidhje me lakuriqësinë, përmbajtjen për të rritur dhe nxitjen seksuale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat