SHBA kërkon pagesë prej 175,000 dollarë nga SpaceX si gjobë për dështimin për të dorëzuar të dhënat e Starlink

Teknologji

SHBA kërkon pagesë prej 175,000 dollarë nga SpaceX si gjobë për dështimin për të dorëzuar të dhënat e Starlink

Më: 19 shkurt 2023 Në ora: 07:15
Elon Musk

Administrata Federale e Aviacionit (FAA) të premten propozoi një dënim civil prej 163,240 euro (175,000 dollarë) kundër SpaceX për dështimin e dorëzimit të disa të dhënave të sigurisë në agjenci përpara lansimit të satelitëve Starlink në gusht 2022.

FAA tha se SpaceX duhej të dorëzonte informacionin, të njohur si të dhënat e trajektores së analizës së përplasjes së lansimit, drejtpërdrejt tek agjencia të paktën shtatë ditë përpara një tentative për nisje.

Të dhënat përdoren për të vlerësuar mundësinë e përplasjes së mjetit lëshues me një nga mijëra objektet e gjurmuara që rrotullohen rreth Tokës. SpaceX ka 30 ditë për t’iu përgjigjur FAA-së pas marrjes së njoftimit për ndëshkim.

Ndërsa Reuters raporton se SpaceX nuk iu përgjigj një kërkese për koment të bërë nga ana e tyre.

Dënimi i propozuar është përplasja e fundit e tensionit të SpaceX me FAA-në, pasi biznesi i lëshimit me ritëm të shpejtë i kompanisë në pronësi të Elon Musk teston rregullat e lëshimit dhe rihyrjes së raketave në SHBA.

Në vitin 2020, FAA gjeti SpaceX në shkelje të rregulloreve të nisjes për lejimin e një prototipi të raketës gjigante Starship të kompanisë të ngrihej pa siguruar miratimin e të dhënave kryesore që përfshijnë rrezen e mundshme të shpërthimit të fluturakes.

Teksa në vitin 2021, FAA rishikoi kërkesat e nisjes komerciale të SpaceX për të mandatuar që një inspektor i sigurisë FAA të jetë i pranishëm për çdo fluturim në objektin e saj të nisjes në Boca Chica pasi FAA tha se kompania shkeli kërkesat e licencës për një nisje të Starship.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat