Motorola Defy Satellite Link është më në fund në dispozicion edhe në SHBA

Teknologji

Motorola Defy Satellite Link është më në fund në dispozicion edhe në SHBA

Më: 1 korrik 2023 Në ora: 09:01
Motorola Defy Satellite Link

Motorola Defy Satellite Link është një aksesor mjaft unik, që ishte prezantuar në muajin shkurt tani më në fund është në dispozicion edhe në tregun e SHBA-ve.

Ajo lidhet me telefonin tuaj të Apple ose Android përmes Bluetooth dhe i jap asaj lidhje me satelitë. Lidhja satelitore në telefona është bërë një temë e nxehtë së fundmi falë Apple, kompani kjo e cila e debutoi shërbimin e saj të Emergency SOS via Satellite në serinë e iPhone 14 vitin e kaluar.

Ky aksesor nuk është në dispozicion vetëm për emergjenca – ka shumë pako të cilat mund t’i zgjedhësh, dhe vije me pakon e mesazheve Essentials me kohëzgjatje prej 1 viti – kjo përfshinë 30 mesazhe “two-way” përmes satelitit për çdo muaj. Pakot e tjera përmbajnë edhe deri në 400 mesazhe për muaj, raporton GSM Arena.

Image
Motorola Defy Satellite Link

Defy Satellite Link ka certifikatën IP68 për rezistencë ndaj pluhurit dhe ujit, e gjithashtu edhe certifikatën MIL-SPEC-810H për rezistim ndaj rrëzimit. Mund të përballojë zhytjen në ujë në një thellësi prej 1.5 metrave për 30 minuta dhe rënien në çelik nga një lartësi prej 2 metrave. Ka përmasa 85x62x11.2mm dhe peshon 70 g.

Ai përdor GPS, Glonass, Galileo dhe Beidou. Bateria 600mAh siguron përdorim deri në katër ditë të plota.

Çmimi i Motorola Defy Satellite Link në ueb-faqen B&H ka një çmim prej 150 dollarëve, ndërsa pritet që të jetë në dispozicion së shpejti edhe tek Amazon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat