Veçoritë që mund të vijnë së shpejti në ‘Threads’

Teknologji

Veçoritë që mund të vijnë së shpejti në ‘Threads’

Më: 7 korrik 2023 Në ora: 07:14
Threads

Kreu i Instagram, Adam Mosseri i është përgjigjur thirrjeve për një ‘home feed’ në platformën Threads që shfaqen vetëm postimet nga llogaritë që ju ndiqni, duke thënë se është “në listën” e veçorive që platforma dëshiron të shtojë.

Mosseri iu përgjigj YouTuberi-t Marques Brownlee, si dhe fotografit Noah Kalina – që kërkonin funksionin ‘home feed’.

CEO i Meta-s, Mark Zuckerberg, gjithashtu mori pjesë në diskutim, duke postuar një emoji konfirmues në përgjigje të kërkesës së Brownlee.

Karakteristika të tjera që Mosseri ka thënë se janë “në listë” përfshijnë mbështetjen për ndryshimin e postimeve, një opsion përkthimi për gjuhë të ndryshme dhe opsione për të kaluar midis llogarive të ndryshme të Threads.

Nëse keni hyrë në Threads do të shihni se në llogarinë tuaj shfaqen postime nga llogari që nuk i ndiqni të rekomanduara nga shërbimi, sikurse në Twitter.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat