Roli i Microsoft në shkeljen e të dhënave bëhet pjesë e hetimit kibernetik në SHBA

Teknologji

Roli i Microsoft në shkeljen e të dhënave bëhet pjesë e hetimit kibernetik në SHBA

Më: 11 gusht 2023 Në ora: 11:46
Microsoft

Një panel këshillues i sigurisë kibernetike në SHBA do të hetojë rreziqet në teknologjinë cloud, i cili do përfshijë edhe hetimin e rolit të Microsoft në sulmin e fundit në sistemet e postës elektronike, i cili dyshohet të jetë kryer nga hakerët kinez, raportoi të enjten Bloobmerg News.

Bordi i Rishikimit të Sigurisë Kibernetike (CSRB) do të fokusohet në rreziqet për infrastrukturën e teknologjisë cloud, duke përfshirë menaxhimin e identitetit dhe vërtetimit, dhe do të shikojë të gjithë ofruesit përkatës të shërbimeve cloud, thuhet në raport, duke cituar njerëz të njohur me këtë çështje.

Raporti vije pasi që në muajin korrik, Ron Wyden, senator nga Oregon, Komisionit Federal të Tregtisë, Agjencisë për Siguri Kibernetike dhe Infrastrukturore dhe Departamentit të Drejtësisë u kërkoi që të “ndërmarrin veprime” ndaj Microsoft pas hakimeve, shkruan Reuters.

Microsoft ka qenë nën kontroll në rritje pas zbulimeve se hakerët që dyshohet se operonin në emër të Pekinit morën një nga çelësat e tij kriptografikë dhe përfituan nga një defekt kodimi për të fituar qasje gjithëpërfshirëse në platformën e emailit cloud të kompanisë.

Kjo qasje u përdor për të spiunuar komunikimet e Gina Raimondo, sekretares amerikane për tregti e gjithashtu edhe të diplomatëve të lartë të Departamentit të Shtetit.

Komiteti i Mbikëqyrjes së Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-ve javën e kaluar tha se do hapte një hetim për përfshirjen e dyshuar të Kinës në shkeljet e fundit të sistemeve të postës elektronike të Komisionit të Tregtisë dhe të Departamentit të Shtetit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat