Ja si të shikoni mesazhet në Instagram pa e parë dërguesit që i keni lexuar

Teknologji

Ja si të shikoni mesazhet në Instagram pa e parë dërguesit që i keni lexuar

Më: 12 gusht 2023 Në ora: 10:22
Foto ilustrim

Përdoruesit e Instagramit janë pafund të lumtur pasi më në fund kanë mësuar se si mund të lexojnë mesazhet e dërguara, ndërkohë që dërguesi nuk e kupton.

Nëse nuk dëshironi që dërguesi ta dijë që ju keni lexuar mesazhin e tyre, atëherë kjo është mënyra se si mund ta bëni këtë.

Kjo metodë ka qarkulluar që prej vitit 2019-të por përdoruesit sapo e kanë kuptuar se si mund të lexojnë mesazhet e dërguara, pa ua lënë “seen”.

Nëse dëshironi të shihni mesazhin e dikujt, fillimisht ju duhet ta bëni “restrict” dhe ai/ajo nuk do e kuptojë që ju e keni bërë një gjë të tillë.

Ata akoma do mund të shohin profilin tuaj por nuk mund të shohin kur ju jeni online ose nëse keni lexuar mesazhet e tyre.

Mesazhet e dërguara nga llogaritë “restricted” do të shfaqen në “Request” dhe si rezultat personi nuk do jetë në gjendje të shohë nëse ju e keni hapur mesazhin e tyre apo jo.

Kjo metodë në fakt është prezantuar për ndaluar mesazhet që ndikojnë në shëndetin mendor, por është gjithashtu një metodë mjaft e mirë nëse ju dëshironi të injoroni dikë.

Nëse më pas dëshironi t’i përgjigjeni personit, ju thjesht duhet ta “un-restrict”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat