Kush nuk paguan mundet vetëm të shikojë, X teston parapagimin e obligueshëm

Teknologji

Kush nuk paguan mundet vetëm të shikojë, X teston parapagimin e obligueshëm

Më: 18 tetor 2023 Në ora: 18:32
Foto ilustrim

Platforma X (ish-Twitter) ka paralajmëruar një parapagim tjetër për përdorimin e këtij rrjeti social, në një vlerë prej një dollarë, për përdoruesit në Zelandën e Re dhe Filipine.

Edhe pse në aspektin teknik, ky parapagim nuk është i obligueshëm, të gjithë ata që refuzojnë të bëjnë këtë pagesë do t’ju pamundësohet në postimin e përmbajtjeve të ndryshme, përgjigje në postime, ripostime, citime apo pëlqime.

Kur bëhet fjalë për parapagim, nuk bëhet fjalë për ndonjë shumë të konsiderueshme, por pritet që ideja për parapagimin për përdorimin e X do te numri i madh i atyre që do të braktisin këtë rrjet social.

Përdoruesit që në vendet e lartcekura postojnë gjëra të ndryshme në X, kanë mundësinë të refuzojnë parapagimin. Por në këtë rast nuk do të mund të bëjnë asgjë, përveç se të përcjellin përmbajtjet në rrjet dhe të “skrolliratin” në X.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat