Platforma X do të lansojë dy nivele të reja të abonimeve premium

Teknologji

Platforma X do të lansojë dy nivele të reja të abonimeve premium

Më: 20 tetor 2023 Në ora: 14:37
Elon Musk

Elon Musk ka thënë se platforma e tij e rrjeteve sociale X, e njohur më herët si Twitter do të lansojë dy nivele të reja të abonimeve premium.

“Njëra është me kosto më të ulët me të gjitha veçoritë, por pa reduktim të reklamave, dhe tjetra është më e shtrenjtë, por nuk ka reklama”, tha miliarderi në një postim në X.

Plani i ri abonues vjen derisa kompania filloi t’u vendos tarifa prej 1 dollarë përdoruesve të rinj në Zelandë të Re dhe në Filipine për qasje në platformë.

Musk nuk dha detaje të tjera lidhur me planet e reja të abonimeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat