Rënie e shitjeve të telefonave, dominon Samsung – në vendin e dytë renditet Apple

Teknologji

Rënie e shitjeve të telefonave, dominon Samsung – në vendin e dytë renditet Apple

Më: 22 tetor 2023 Në ora: 10:14
Foto ilustrim

Hulumtimi i kompanisë analitike Counterpoint ka publikuar një analizë të tregut për tremujorin e tretë, kur bëhet fjalë për shitjet e telefonave.

Sipas raportit për periudhën korrik-shtator, dërgesa globale e telefonave shënoi një rënie prej 8 për qind në tremujorin e përmendur, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Analiza e fundit e Counterpoint sugjeron se kërkesa më e dobët e konsumatorëve për telefona të rinj, është arsyeja kryesore për rënien e shitjeve.

Nga ana tjetër, tregu shënoi një rritje më të vogël prej 2 për qind krahasuar me tremujorin e dytë të këtij viti, gjë që ndoshta është ndikuar nga shpallja e serisë të iPhone 15.

Kur bëhet fjalë për prodhuesit e caktuar, Samsung mbajti pozitën e saj udhëheqëse për sa i përket shitjeve gjatë tremujorit të tretë dhe mban 20 për qind të shitjeve totale.

Pas gjigantit të Koresë së Jugut është Apple, që mban 16 për qind të tregut nga shitjet dhe e treta është Xiaomi me 12 për qind.

Lista e top 5 prodhuesve me shitjet më të mira është rrumbullakosur nga Oppo dhe vivo. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat